EMRAT/ Dhunimi i kamerierit nga djemtë dhe dhëndri i pronarit të lokalit në Golem, Policia zbardh detajet dhe dinamikën! Parandalohet dhe masakra

EMRAT/ Dhunimi i kamerierit nga djemtë dhe dhëndri i pronarit të lokalit në Golem, Policia zbardh detajet dhe dinamikën! Parandalohet dhe masakra

Policia ka publikuar fakte të tjera lidhur me dhunimin e një të riu në Golem, teksa xhaxhai i tij më pas tentoi hakmarrjen për të vrarë tre agresorët që i bënë nipin për spital, por blutë e parandaluan. Djemtë dhe dhëndri i pronarit të hotelit dhunuan kamerierin për pagesën dhe xhaxhai shkoi me kallashnikov për t’u hakmarrë. Ngjarja e rëndë kriminale është parandaluar dy netë më parë në zonën e Malit të Robit në Golem, pas një konflikti në një hotel që rrezikoi të përshkallëzohej në një përplasje me armë zjarri. Shkak është bërë dhunimi i 18-vjeçarit Genti Nela, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit. Sipas hetimeve paraprake, i riu është dhunuar pas një konflikti për pagesën e punës së kryer. Për...