Aksident në Vlorë-Orikum, makina përplas këmbësoren që mbante foshnjën 3-muajshe
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe. Fatmirësisht, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
syri.net