Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët
Vatrat e zjarreve në qarkun e Dibrës kanë shkaktuar një situatë serioze, kryesisht në bjeshkën e fshatit Sllatinë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsideruehme me pishë dhe dëllinjë. Era e fortë dhe tëmperaturat e larta kanë favorizuar përapjen e flakëve, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës të Bashkisë Dibër dhe banorët e zonës. Situata shfaqet serioze edhe ne afërsi të Selishtës dhe Qafë Helmes, dhe në Vajkal të Bulqizës. Në Vajkal, prej dy ditësh tashmë, janë angazhuar helikopterë për shmangien e përhapjes së flakëve në dejtim të banesave.
Burimi:
gijotina.com