Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Itali, fshehën drogën nën sediljen e BMW-së dhe u përpoqën të arratiseshin
Elton Shehi dhe Mond Kallçaku janë dy shqitarët që ranë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me mbi 13 kilogramë kokainë të fshehura nën sediljen e shoferit të një BMW X5 dhe 11,480 euro në para të thata. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, kjo është ngarkesa që, ishte në qendër të shkëmbimit që ndodhi në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit. Dy shqiptarët përfunduan në burg, 60-vjeçari Kallçaku u përfaqësuar nga avokatja Giovanna La Mela dhe 51-vjeçari Shehi nga avokati Carlo Benini. Gjyqtari hetues paraprak Jans Barlotti urdhëroi që të dy burrat të mbaheshin si fillim në paraburgim. Operacioni filloi rreth orës 7:00 të mëngjesit, kur oficerët e Brescia Guardia di Finanza vunë re një BMW X5 të bardhë me targa polake,...
Burimi:
gijotina.com