“Eksponenti më i rrezikshëm i mafies!”- Burgosja e Ergys Agasit, Berisha: Rama ka urdhëruar t’i hiqet akuza e pengmarrjes
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit, duke ngritur dyshimet se ka pasur negociata paraprakisht për prangosjen e tij, pas tetë muajsh në arrati dhe në kërkim nga SPAK. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi Agasin si një prej “eksponentëve më të rrezikshëm të mafies” në Shqipëri dhe si një biznesmen i cili ka përdorur dhunë për të diktuar tenderat e AKSHI-t. Sali Berisha: Ergys Agasi kishte të përqendruar në duart e tij të gjithë fuqinë e autorizuar nga pushteti ekzekutiv i padrinos. Të gjithë pushtetin e zi, të errët të karteleve të drogës, dhe mjerisht të gjithë fuqinë e kontrollit të internetit në territorin e Shqipërisë. Në këtë kuadër, ai padyshim ishte krahu i djathtë,...
Burimi:
gijotina.com