FOTO/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’
Policia ka parandaluar sot (29 gusht) një ngjarje të rëndë kriminale në Kavajë. Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë zjarri në automjet. 47-vjeçari dyshohet se ishte nisur për të vrarë tre persona që i kishin dhunuar nipin e tij. Gjatë arrestimit 47-vjeçari u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë. Sipas policisë, lidhur me këtë ngjarje F. H., së bashku me shtetasit A. F., E. D. dhe M. M., kanë dhunuar 18-vjeçarin G.N., kamerier në lokalin e hotelit për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer. 18-vjeçari në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve. Në pranga pas hetimeve kanë rënë edhe djali i pronarit të hotelit dhe një shok i tij, shpallet në kërkim...
Burimi:
javanews.al