Ministrja Sala në qendrën e kimioterapisë së spitalit të Vlorës: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik!

Ministrja Sala në qendrën e kimioterapisë së spitalit të Vlorës: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar i Tumoreve, Helidon Nina, vizituan qendrën ditore të kimioterapisë, të e rikualifikuar, në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ky investim është pjesë e transformimit të shërbimit onkologjik në vend, me synimin që gjatë viteve 2026–2027 shërbimet onkologjike të shtrihen në 12 spitale rajonale. QSUT, Vlora dhe Korça janë tre investimet e para të përfunduara, ndërsa puna vijon në Shkodër, Lezhë dhe Fier. Gjatë vizitës, ministrja Sala theksoi se afrimi i shërbimit me pacientin është një nga prioritetet e reformës në fushën e onkologjisë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e MSHMS me fondacionin “Mane” për rikualifikimin e disa prej qendrave ditore të kimioterapisë në vend. “Më pak se një vit më parë mora...