Takim pas takimi! Veliaj shkarkoi Ristanin, Rama mbledh të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut
Edi Rama TIRANË-Partia Socialiste ka mbaruar zyrtarisht pushimet dhe çdo ditë e presin angazhime. Mbledhjet radhazi kanë filluar që prej 23 gushtit në Pogradec, ku edhe sot kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim të deleguarit politikë për Tiranën dhe deputetët e qarqeve. Mbledhja vjen një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin, me argumentin se kjo e fundit kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të tij. Ndërkohë pasditen e djeshme Rama mblodhi ministrat e kabinetit dhe drejtuesit e qarqeve, ku në fokus të diskutimeve ishte zbatimi në terren i dokumentit ‘Besa’ dhe ‘Pranisë Besnike’. Në takimin e sotëm diskutime do të zhvillohen edhe mbi përgatitjen për zgjedhjet vendore 2027 si dhe organizimi i punës në kryeqytet.
Burimi:
zeri.ai