Kryeministri Rama mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës, nis zbatimi i “Besës”! Në fokus edhe Bashkia, javën e dytë të shtatorit…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që prej orës 11:00 në periferi të kryeqytetit, të deleguarit e qarkut të Tiranës dhe deputetët. Takimi vjen vetëm disa orë pas mbledhjes së zhvilluar të mbrëmjes së të premtes, ku në fokus është një qasje e re komunikimi e qeverisë me qytetarët. Të gjitha takimet që do të shtrihen në territor do të jenë joformale, pa media dhe do të kenë në fokus zbatimin e platformave të reja të komunikimit të qeverisë në këtë mandat të 4-t të Edi Ramës. Ky takim vjen gjithashtu pasi, mbrëmjen e djeshme, me një shkresë zyrtare, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, nga paraburgimi i Durrësit, firmosi shkarkimin e kryetares së komanduar të Bashkisë, Anuela Ristani. Deri më tani nuk konfirmohet nëse ky zhvillim...
Burimi:
javanews.al