“Arrestimi i Agasit i negociuar”/ Berisha akuza mazhorancës: Rama i pashpresë, PS de facto po shpërbëhet

“Arrestimi i Agasit i negociuar”/ Berisha akuza mazhorancës: Rama i pashpresë, PS de facto po shpërbëhet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, doli sot (29 gusht) në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku hodhi akuza ndaj mazhorancës. Ai u shpreh se sot PS është një parti e pashpresë dhe se kryeministri Rama po i shmanget qytetarëve në panik, duke shtuar se ajo parti de facto po shpërbëhet. “Java që lamë pas është javë që do shënohet PD mblodhi këshillin e saj Kombëtar, kushtuar rolit ripërtëritës dhe rolit të anëtarit të kësaj partie në procesin e ripërtëritjes, domosdoshmëri jetike e transformimit të saj si forcë që ecën e sigurt drejt fitore. Është arritur pas një punë intensive në krijimin e të gjitha instrumenteve, për transformimin e komunikimit, organizimit të kësaj partie ku në epiqendër duhet të qëndrojë anëtari. Në kahe të...