Beteja me flakët në Dragot të Tepelenës, ministri Nufi: Mirënjohje për forcat që luftuan, zjarri u shua pas operacionit gjatë gjithë natës!

Beteja me flakët në Dragot të Tepelenës, ministri Nufi: Mirënjohje për forcat që luftuan, zjarri u shua pas operacionit gjatë gjithë natës!

Zjarri që përfshiu zonën e Dragotit, në Njësinë Administrative Qendër të Tepelenës, është shuar pas një operacioni intensiv që vijoi gjatë gjithë natës. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë sot në rrjetin social me anë të një video-postimi (29 gusht) edhe pamje nga ndërhyrja për shuarjen e flakëve, duke vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e forcave të përfshira në operacion. Sipas ministrit, në operacion u angazhuan edhe 30 efektivë dhe dy automjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura, në mbështetje të strukturave që punuan për vënien nën kontroll të situatës. “Dragot, Njësia Administrative Qendër, Tepelenë ku gjatë gjithë natës ka vijuar puna intensive për shuarjen e zjarrit edhe me mbështetjen e 30 efektivëve dhe 2 automjeteve zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Zjarri tashmë është i fikur!...