Trump njofton se ka arritur marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore me Venezuelën –
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje nafte me Venezuelën që do t’i japë asaj kontrollin e shumicës mbi më shumë se 65 miliardë fuçi rezerva të provuara të atij vendi, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump. “Me udhëzimin tim, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Luftës Pete Hegsett, në bashkëpunim të ngushtë me Presidentin e Përkohshëm shumë të respektuar të Venezuelës, Delsea Rodriguez, dhe nëpërmjet partneriteteve me kompani private, kanë siguruar kontrollin shumicë të SHBA-së mbi më shumë se 65 miliardë fuçi rezerva nafte në Venezuelë, pa asnjë kosto për taksapaguesit amerikanë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social , raportoi Reuters. Trump tha se marrëveshja do të dyfishonte rezervat e naftës së Amerikës. Zyrtari amerikan tha se SHBA-të...
Burimi:
javanews.al