“Nuk do dorëzohemi”- Hezbollahu hedh poshtë marrëveshjen Liban-Izrael: E padrejtë, e paligjshme dhe poshtëruese!
Kundërshtimi kategorik i Hezbollahut ndaj marrëveshjes kornizë midis Libanit dhe Izraelit u përsërit nga sekretari i përgjithshëm i lëvizjes shiite, Naim Qassem, duke e bërë të qartë se organizata, pavarësisht dobësimit të saj pas dy luftërave me Izraelin që nga viti 2023, nuk ka ndërmend të dorëzojë armët e saj. “Ne jemi kundër marrëveshjes kornizë dhe bëjmë thirrje për braktisjen e saj”, tha Naim Qassem në një fjalim të transmetuar të premten në mbrëmje nga rrjeti televiziv Al-Manar i Hezbollahut. Marrëveshja, e cila u nënshkrua më 26 qershor nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara, parashikon që ushtria libaneze të rimarrë kontrollin e zonave në pjesën jugore të vendit. Procesi, megjithatë, është i lidhur me çarmatimin e Hezbollahut, fillimisht në “zona pilot” specifike, nga të cilat...
Burimi:
javanews.al