‘Ushtari i mirë i partisë shpërblehet’/ Zhupa sulmon Jaupajn: Mbrojti ligjin 21/2024, tani u bë ministër
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e Sofjan Jaupajt në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjin nr. 21/2024. Jaupaj, i cili tashmë mban postin e ministrit të Mjedisit, ishte paraqitur në Kushtetuese si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në mbrojtje të këtij ligji. Zhupa e vendos këtë qëndrim përballë kërkesave të Bashkimit Europian për shfuqizimin e ligjit 21/2024. Sipas saj, qëndrimi i Jaupajt krijon një paradoks, pasi ligjin që ai e ka mbrojtur si të pajtueshëm me standardet dhe konventat europiane, BE-ja e ka kundërshtuar duke kërkuar shfuqizimin e tij. Deputetja demokrate e ka lidhur këtë rast edhe me promovimin e Jaupajt në postin e ministrit të Mjedisit. Ajo e sheh emërimin si pjesë të një...
Burimi:
syri.net