Ina Zhupa: Ministri Jaupaj mbrojti ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet, ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

Ina Zhupa: Ministri Jaupaj mbrojti ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet, ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje padinë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin 21/204, ku Sofjan Jaupajt sot në postin e Ministrit të Mjedisit, para një viti ai ka qenë përfaqësues i Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ligjit nr. 21/2024. Sipas Zhupës, paradoksi qëndron në faktin se ligji që Jaupaj e ka mbrojtur si në përputhje me standardet dhe konventat europiane është pikërisht ligji për të cilin Bashkimi Europian ka kërkuar shfuqizimin. Deputetja e PD-së e konsideron promovimin e tij si shembull të një modeli qeverisës ku, sipas saj, besnikëria ndaj partisë dhe urdhrave të udhëheqësit shpërblehet më shumë se parimet, interesi publik dhe dëmi që mund t’i shkaktohet vendit. Reagimi i Ina...