Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

Për të tretën herë, qytetarë të Patosit janë mbledhur sot (29 gusht) në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier. Protestuesit shprehen kundër ndryshimit të statusit të qytetit, duke kërkuar që Patosi të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative dhe kundërshtojnë propozimin e PS për Territorialen. Sipas tyre, Patosi plotëson kriteret për të qenë bashki, ndërsa një nga argumentet kryesore lidhet me të ardhurat që gjenerohen nga industria e naftës, e cila prej dekadash është një nga aktivitetet kryesore ekonomike të zonës. Qytetarët kundërshtojnë gjithashtu largimin e shërbimeve administrative nga Patosi. Ata thonë se bashkimi me Fierin do të krijonte vështirësi, veçanërisht për të moshuarit, të cilët do të duhet të udhëtojnë drejt Fierit edhe...