Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

Luciano Spalletti e kishte lënë disa herë të kuptohet se i duhej një mesfushor të ri. Franck Kessie ishte i përzgjedhuri; bisedimet mes palëve po zhvilloheshin prej ditësh dhe pritej ‘po’ përfundimtare e futbollistit. Por mesa duket një transferim i tillë nuk do të bëhet dhe Franck Kessie nuk do të veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm. Pas ditësh të tëra  bisedimesh, nuk u arrit marrëveshja me futbollistin; Carnevali dhe Massara i ofruan 4.5 milionë euro futbollistit, por aspekti që bëri që tratativat të mbylleshin pa sukses ishte ai i bonuseve sidomos ai për firmën. Tani kur kanë mbetur pak më shumë se 3 ditë nga mbyllja e merkatos, Juventus duhet të gjejë një tjetër mesfushor që Spalletti po e kërkon kaq shumë. Ndërkaq,...