Përsëritet tragjedia ‘Martin Cani’/ Vritet me thikë 14-vjeçari në Prizren
viktima Omer Purova KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prizren, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë. 14-vjeçari dyshohet se është goditur për vdekje me thikë nga një 17-vjeçar. Viktima është identifikuar si Omer Purova. 14-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në vendngjarje është sekuestruar thika, që dyshohet se është përdorur në krim, ndërsa autori adoleshent është arrestuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i mituri i dyshuar është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin që çoi në përfundimin fatal të konfliktit. “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17...
Burimi:
zeri.ai