Ukraina sulmon me dronë frontin rus, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur në Sevastopol dhe Belgorod!

Ukraina sulmon me dronë frontin rus, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur në Sevastopol dhe Belgorod!

Ukraina ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit sulmet me dronë ndaj rusëve, duke shkatuar dëme. Një person u vra dhe tre u plagosën në një sulm me dron ukrainas në Sevastopol në Gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, tha guvernatori i emëruar nga Moska në Telegram. Ndërsa tre persona u vranë dhe nëntë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në qytetin rus të Belgorodit, thanë autoritetet lokale në Telegram. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.