Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar rezultatet e 7-mujorit të vitit 2026 për Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), duke evidentuar një rritje të aktivitetit në fushën e mbrojtjes, dokumentimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore. Sipas të dhënave të bëra publike nga ministri, gjatë kësaj periudhe janë shënuar rritje të të ardhurave dhe investimeve në pasuritë kulturore, si dhe është zgjeruar numri i projekteve të restaurimit, konservimit dhe ndërhyrjeve arkeologjike. Një prej rezultateve të veçanta është zbulimi i 19 siteve të reja arkeologjike në zona të ndryshme të territorit shqiptar, duke shtuar njohuritë mbi pasurinë dhe historinë arkeologjike të vendit. Në fokus kanë qenë edhe gërmimet arkeologjike në Lushnjë, të cilat janë rikthyer pas më shumë se 25 vitesh. Sipas Gonxhes,...