Sot mbahet Provimi i Maturës, rreth 5 mijë kandidatë në 55 qendra testimi
Sot, e shtunë, 29 gusht 2026, mbahet Provimi i Maturës, në të cilin do të marrin pjesë gjithsej 4,967 kandidatë, pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve të bëra përmes platformës eKosova. Provimi do të nisë në ora 10:00 dhe do të zhvillohet në 55 qendra të testimit në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për Provimin e Maturës kishin aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas procesit të shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime. Komisionarët dhe administruesit janë të obliguar të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit. Ndërkaq, kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë...
Burimi:
kultplus.com