Eros Ramazzotti i nënshtrohet operacionit në kordat vokale, shtyn turneun për në 2027
Këngëtari i njohur italian Eros Ramazzotti i është nënshtruar një operacioni në kordat vokale, duke e detyruar të shtyjë pjesën e turneut të tij në Amerikën Veriore dhe Latine, e planifikuar për muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti. Ramazzotti bëri të ditur se ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses. “Operacioni shkoi mirë. Megjithatë, mjeku im ka përshkruar një program rehabilitimi”, deklaroi këngëtari. Për shkak të periudhës së rehabilitimit, koncertet e planifikuara në Amerikën Veriore dhe Latine do të shtyhen deri në vitin 2027. Një nga emrat më të suksesshëm të muzikës pop italiane në skenën ndërkombëtare, Ramazzotti është i njohur për zërin e tij karakteristik dhe baladat që janë kthyer në hite, mes tyre “Più bella cosa” dhe “Cose della vita”. Këngëtari falënderoi...
Burimi:
kultplus.com