Nico Muhly dhe tingujt që i japin zë kujtesës
Ka momente kur fjalët duket se nuk mjaftojnë për të shprehur një humbje. Në vend të tyre, muzika mund të krijojë një hapësirë tjetër për kujtim, më të heshtur dhe më intime. Këtë ndjesi e përcjell muzika korale e kompozitorit amerikan Nico Muhly, veprat e të cilit sjellin një kombinim të veçantë qetësie, përqendrimi dhe melankolie. Është muzikë që nuk kërkon vëmendje me forcë, por të fton ta dëgjosh ngadalë. Muhly është i njohur jo vetëm për punën e tij në muzikën bashkëkohore, por edhe për bashkëpunimet me artistë të muzikës pop, si Antony and the Johnsons dhe Björk. Ai vetë është këngëtar koral i trajnuar, një përvojë që ka ndikuar dukshëm në mënyrën se si e trajton zërin në kompozimet e tij. Një pjesë...
Burimi:
kultplus.com