Institucionet arsimore nënshkruajnë “Zotimin për Arsimin 2035+”
Me ftesë të ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, sot është zhvilluar një takim i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve publike qendrore e lokale, institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve. Ky ishte takimi i parë në këtë format, ku morën pjesë përfaqësues të Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, SBASHK-ut, Konferencës së Rektorëve, Këshillit të Prindërve të Kosovës, institucioneve parashkollore, Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit. Në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe procesi i hartimit të Strategjisë së re Shtetërore të Arsimit 2035+,përcjell KultPlus. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, diskutimet u zhvilluan në frymë pozitive dhe konstruktive, ndërsa pjesëmarrësit e mirëpritën formatin e ri...
Burimi:
kultplus.com