Sislej Xhafa i bashkohet Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës
Artisti kosovar me përmasa ndërkombëtare, Sislej Xhafa, do të jetë pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës gjatë vitit akademik 2026/2027. Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 28 gusht 2026, miratoi angazhimin e Xhafës, në përputhje me Rregulloren për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm. Artisti është përzgjedhur në bazë të dispozitës që mundëson angazhimin e personaliteteve me arritje të jashtëzakonshme ndërkombëtare. I lindur në Pejë në vitin 1970, Sislej Xhafa jeton dhe vepron në Nju-Jork që nga viti 2000. Ai ka përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura në Firence të Italisë dhe gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare dhe është vlerësuar me çmime në Itali, Zvicër dhe...
Burimi:
kultplus.com