Gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli vidhet nga muzeu në Vjenë
Një gjerdan i rrallë dhe me vlerë të madhe, që dikur i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit, është vjedhur nga Muzeu i Arteve të Aplikuara (MAK) në Vjenë, njoftoi policia austriake. Bëhet fjalë për një krijim të shtëpisë së njohur franceze Van Cleef & Arpels, i përbërë nga 673 diamante, me një peshë totale prej më shumë se 200 karatësh. Gjerdani ishte pjesë e një ekspozite të organizuar nga MAK, e cila prej fillimit të qershorit prezantonte më shumë se 300 vepra nga koleksioni i Van Cleef & Arpels. Muzeu konfirmoi grabitjen, duke bërë të ditur se ajo ndodhi gjatë orarit të hapjes dhe se nuk pati persona të lënduar. Sipas historikut të ekspozitës, gjerdani i përkiste Mbretëreshës Nazli dhe ajo e kishte mbajtur në...
Burimi:
kultplus.com