Filipinet përballë zgjedhjes së madhe, 10 këngë synojnë Eurovision Asia
Filipinet po bëhen gati për një nga netët më të rëndësishme muzikore të këtij viti. Më 30 gusht, vendi do të zhvillojë për herë të parë “Philippine Selection Night”, spektaklin kombëtar që do të përcaktojë si artistin, ashtu edhe këngën që do ta përfaqësojnë në edicionin e parë të Eurovision Song Contest Asia. Pas Butanit dhe Malajzisë, Filipinet do të jenë vendi i tretë që do të zgjedhë përfaqësuesin për këtë garë të re muzikore. Për publikun ndërkombëtar, nata do të jetë e veçantë edhe për faktin se votimi do të jetë i hapur për fansat nga e gjithë bota. Spektakli do të mbahet në New Frontier Theatre në Manila dhe pritet të zgjasë rreth dy orë. Prezantuesi i mbrëmjes do të jetë Vice Ganda,...
Burimi:
kultplus.com