MASH kërkon nga prindërit deklaratë për subvencionimin e teksteve shkollore

MASH kërkon nga prindërit deklaratë për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat fillore e të mesme të ulët që të organizojnë procesin e shpërndarjes, plotësimit dhe grumbullimit të deklaratave të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për nxënësit e klasave 1-9, të cilët përfitojnë nga subvencionimi i teksteve dhe materialeve shkollore për vitin shkollor 2026-2027. Sipas qarkores së dërguar gjatë ditës së sotme nga MASH-i, përmes deklaratës prindi ose kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore dhe se tekstet janë siguruar dhe janë në dispozicion të nxënësit. Prindërit dhe kujdestarët ligjorë deklarojnë gjithashtu se janë të vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente lidhur me përdorimin e mjeteve të subvencionimit dhe sigurimin e teksteve shkollore. Njëkohësisht, ata...