Arsenali pesimist për Julian Alvarez, ‘topçinjtë’ i hedhin sytë nga Rashford!

Arsenali pesimist për Julian Alvarez, ‘topçinjtë’ i hedhin sytë nga Rashford!

Arsenali mund të tentojë blerjen në minutën e fundit të Marcus Rashford nga Manchester United teksa pret që të mësojë nëse mund të bindë Julian Alvarez për t’u transferuar në Londër. Por në Angli duket se janë pesimist se operacioni mes klubit dhe sulmuesit argjentinas  do të mund të realizoher. Media britanike bën të ditur se në Londër tashmë kanë hyrë në veprim për gjetjen e alternativës së Julian Alvarez dhe ai është Marcus Rashford që do të ishte zëvendësuesi perfekt pas largimit të Martinellit. Sipas të përditshmes ‘The Independent’, refuzimi i Alvarez mund të shtyjë Arsenalin që të bëjë një ofertë të minutës së fundit për Rashford që nuk e ka të siguruar të ardhmen te Manchester United. Për më tepër edhe vetë Djajtë...