Lojërat Mesdhetare/ Xhudo dhe qitja nuk lënë gjurmë, sportistët kuqezinj eliminohen që në start
Në Taranto të Italisë vijojnë garat e Lojërave Mesdhetare, ku Shqipëria po përfaqësohet me sportistët e radhës. Për ngjyrat kuqezi kanë garuar sportistët e qitjes dhe xhudos, por rezultatet e tyre kanë qenë të vakta. Në sportin e xhudos, në peshën deri 81kg, sportisti kuqezi Indrit Cullhaj u mund nga turku Vedat Albayrak, pas një penaliteti që mori nga gjyqtari. Për pasojë, ai u eliminua që në starin e këtij turneu. Edhe sportistja Erisa Brahimaj, që gaori në peshën deri 57kg, u eliminua që në start. Ajo u mund nga Amina Berrahoual e Algjerisë, duke i dhënë lamtumirë shumë shpejt turneut mesdhetar. Në sportin e qitjes, në disiplinën 10 metra pistoletë në ajër, qitësi kuqezi Henri Rrufa u rendit në vendin e 17-të mes 20 konkurrentëve. Ai...
Burimi:
telesport.al