Patosi në protestë: Mos na bashkoni me Fierin, duan të shkatërrojnë qytetin e naftëtarëve
Banorët e Patosit kanë dalë sot në protestë për herë të katërt kundër projektit për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier. Protestuesit kundërshtojnë me forcë ndryshimet e propozuara në reformën territoriale, duke kërkuar që Patosi të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Sipas tyre, Patosi është një njësi vendore financiarisht e qëndrueshme, pa borxhe ndaj buxhetit të shtetit dhe me investime të rëndësishme në raport me madhësinë e saj. Shqetësim kanë shprehur edhe pensionistët, të cilët frikësohen se pas bashkimit investimet do të përqendrohen në Fier, ndërsa problemet e Patosit do të mbeten në plan të dytë. “Paratë dhe investimet duhet të shkojnë për të zgjidhur problemet tona këtu në Patos”, u shpreh një prej protestuesve. Banorët kanë ngritur edhe argumentin historik, duke...
Burimi:
gijotina.com