Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë mjetesh dhe radhë në Morinë, mbi 52 mijë hyrje në 24 orë!

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë mjetesh dhe radhë në Morinë, mbi 52 mijë hyrje në 24 orë!

Mëngjesi i kësaj të shtune (29 gusht) nisi po me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinit. Duket se qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë edhe fundjavën e fundit të gushtit për ta kaluar pranë bregdetit. Numri më i lartë i mjeteve u shënua mes orës 5 deri në orën 7 të mëngjesit. Policia kufitare operoi me procedurën e përshpejtuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për automjetet me targa të Kosovës e Shqipërisë, gjithsesi herë pas here krijohen kolona të gjata mjetesh deri në thellësi të territorit të Kosovës. Pushuesit thonë se po shfrytëzojnë temperaturat e favorshme për të kaluar ditët e fundit të verës në bregdetin shqiptar, edhe pse për shumë prej tyre kjo është një tjetër vizitë...