Po shkonte për të vrarë personat që i kishin dhunuar nipin, arrestohet me kallashnikov në automjet 47-vjeçari
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Kavajë, pasi një 47-vjeçar u kap i armatosur dhe dyshohet se po shkonte drejt një hoteli në zonën e Malit të Robit, në Golem, për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij 18-vjeçar. Sipas policisë, ngjarja nisi pas një konflikti në një hotel në zonën e Malit të Robit, ku shtetasi Florian Habilaj, së bashku me Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe M. M., kanë dhunuar 18-vjeçarin Genti Nela, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit dhe është nipi i 47-vjeçarit Melison Nela. 18-vjeçari dyshohet se është dhunuar për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer, ndërsa tashmë ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve. Melison Nela u arrestua teksa ishte nisur...
Burimi:
syri.net