“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha komenton shkarkimin e Ristanit: Veliaj nisi sulmin e hapur ndaj Ramës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, shkarkoi një ditë më parë kryetaren e komanduar të bashkisë, Anuela Ristanin. Veliaj argumentoi se delegimi i përkohshëm i kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk mund të vijojë pasi, sipas tij, rrethanat institucionale kanë ndryshuar pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese. Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Veliajt. Sipas tij, ky veprim i kryebashkiakut të Tiranës është një sulm i hapur ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Sali Berisha: Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t’ia heqin dhe patkonjtë, e kupton vetë. Është fillimi i hapur i sulmit të...
Burimi:
vizionplus.tv