“PD po vazhdon ripërtëritjen, PS po shkon drejt shpërbërjes”, Berisha akuza Ramës: E çliroi Agasin nga akuza për pengmarrje

“PD po vazhdon ripërtëritjen, PS po shkon drejt shpërbërjes”, Berisha akuza Ramës: E çliroi Agasin nga akuza për pengmarrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa vuri në dukje procesin e ripërtëritjes dhe modernizimit të PD-së. Berisha e cilësoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar si një moment të rëndësishëm për transformimin e partisë. Berisha: PD mblodhi Këshillin e saj Kombëtar kushtuar ripërtëritjes dhe rolit të anëtarit të kësaj partie në procesin e ripërtëritjes. Domosdoshmërisë jetike të transformimit të saj si një forcë që ecën e sigurt drejt fitores, drejt pushtetit. Në të njëjtën kohë, ai sulmoi mazhorancën, duke pretenduar se lidhja mes shtetit dhe partisë në pushtet po bëhet gjithnjë e më e dukshme, ndërsa kjo e fundit, sipas tij, ndodhet në një situatë paniku dhe shpërbërjeje. Berisha: Në kah të...