“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë

Një konflikt i ashpër familjar për kujdestarinë e një foshnje përfundoi në tragjedi në SHBA. 36-vjeçarja Madeline Veronique Daly pranoi se vrau djalin e saj 11-muajsh, Basil Stoner, pasi nuk donte që fëmija të kalonte nën kujdestarinë e babait. Sipas dokumenteve të çështjes, Daly kishte marrë Basilin duke shkelur një vendim gjykate që i kishte dhënë përkohësisht kujdestarinë babait të fëmijës, Jake Stoner. Babai u kishte thënë hetuesve se e kishte parë për herë të fundit djalin e tij më 28 shtator. U zbulua pas një aplikimi për punë Autoritetet arritën ta lokalizonin 36-vjeçaren më 23 dhjetor 2025, në një zonë pranë Silver City. Sipas të dhënave të hetimit, Daly kishte aplikuar për një vend pune në këtë zonë. Gjatë kontrollit të të dhënave të...