Stuhia e fuqishme godet Zvicrën
Një stuhi e fuqishme me breshër ka goditur pjesë të Zvicrës perëndimore dhe veriperëndimore, duke shkaktuar dëme të shumta, ndërprerje të energjisë dhe probleme në transport. Sipas SRF Meteo, brenda një kohe të shkurtër janë regjistruar rreth 46 mijë shkarkime rrufesh, ndërsa në disa zona breshëri arriti deri në 6 centimetra diametër. Në kantonin Schaffhausen u regjistruan erëra deri në 142 km/h, ndërsa në Hallau ranë 23 milimetra shi brenda vetëm 10 minutash. Kantoni i Solothurnit ishte ndër zonat më të goditura. Autoritetet morën mbi 200 raportime për dëme, megjithëse deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar. Stuhia shkaktoi gjithashtu incidente në rrugë. Një kamion u përmbys në autostradën A1 dhe përfundoi mbi një furgon transporti, ndërsa në një zonë tjetër katër shtylla elektrike...
Burimi:
syri.net