Shërbimi onkologjik në 12 spitale/ Sala: Bëmë realitet ato që premtuam
Edhe në Spitalin e Vlorës është ngritur tashmë qendra ditore e kimioterapisë. Ky investim është pjesë e zgjerimit të shërbimit onkologjik në 12 spitale rajonale. Qendrën e vizituan ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar i Tumoreve, Helidon Nina. QSUT, Vlora dhe Korça janë tre investimet e para të përfunduara, ndërsa puna vijon në Shkodër, Lezhë dhe Fier. Gjatë vizitës, ministrja Sala theksoi se afrimi i shërbimit me pacientin është një nga prioritetet e reformës në fushën e onkologjisë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e MSHMS me fondacionin “Mane” për rikualifikimin e disa prej qendrave ditore të kimioterapisë në vend. “Më pak se një vit më parë mora angazhimin që onkologjia të ishte në qendër të vëmendjes, si një nga reformat kryesore të mia...
Burimi:
ntv.al