Berisha njofton udhëtimin drejt SHBA-së: Do të marrë pjesë në konferencën e Republikanëve

Berisha njofton udhëtimin drejt SHBA-së: Do të marrë pjesë në konferencën e Republikanëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar sot në një bashkëbisedim on line me qytetarët se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një konferencë që Partia Republikane do të zhvillojë në Teksas, në kuadër të zgjedhjeve të mesmandatit. Berisha bëri të ditur se është ftuar si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, i përbërë nga drejtues të rreth 30 partive anëtare. “Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit. Dhe Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha ato, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive...