Himarë/ Ndez zjarrin në Tërbaç, flakët përhapen deri në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari
Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Tërbaç, flakët e të cilit u përhapën deri në territorin e fshatit Vranisht, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe bimësi pyjore. Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht 2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Pas njoftimit për rënien e zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mbështetën edhe forcat zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve. Paralelisht me operacionin për shuarjen e zjarrit, Policia nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe për të identifikuar personin përgjegjës për zjarrvënien. Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri kaloi edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur...
Burimi:
syri.net