U arrestua nën shoqërinë e Ergys Agasit, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku, cili u arrestua gjatë aksionit për prangosjen e biznesmenit Ergys Agasi. Pas seancës gjyqësore, GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, duke e lënë kështu pas hekurave në vijim të hetimeve. Ndaj Shpatarakut SPAK ka ngritur akuzën për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Kujtojmë se më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, Shpataraku u kap duke drejtuar automjetin me të cilin udhëtonte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia dhe që ndodhej prej rreth 8 muajsh në arrati. Fill pas arrestimit u kryen edhe kontrolle në banesën e Shpatarakut në kryeqytet, ku sipas raportimeve, atij i është...
Burimi:
gijotina.com