I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!
Policia e Vlorës arreston një piroman të dyshuar për zjarrvëniet në zonën e Vranishtit dhe tërbaçit në Himarë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, konfirmuan sot (29 gusht) se menjëherë pas njoftimit se në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. “Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç”, njofton policia vendore. Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë...
Burimi:
javanews.al