“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!
Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm ka shkaktuar përplasje të forta në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Një kërkesë e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procedura e përzgjedhjes solli kërkesa të tjera për përjashtime mes vetë anëtarëve të KLP-së, ndërsa mbledhja përfundoi pa vendim. Kërkesa e Pjetërnikajt është depozituar më 30 korrik dhe bazohet, sipas tij, në konflikt interesi të Vatë Stakës, por KLP ende nuk e ka shqyrtuar. Gjatë mbledhjes së së premtes, situata u komplikua kur Staka kërkoi përjashtimin e anëtarit Zeqir Hodo nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt. Staka argumentoi se Hodo kishte pasur komunikime me Pjetërnikajn edhe pasi ky i fundit ishte larguar nga pozicioni i këshilltarit pranë KLP-së. Sipas tij, Pjetërnikaj i kishte dërguar...
Burimi:
javanews.al