Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Rrezikohen nga përmbytjet, banorët e Spitallës ngrihen në protestë, shkak bllokimi i kolektorëve!

Banorët e lagjes numër 15 në zonën e Spitallës në Durrës janë ngritur sot (29 gusht) në protestë, duke denoncuar dështimin e ndërhyrjeve në infrastrukturë që po u rrezikon shtëpitë nga përmbytjet. Shkak për revoltën e banorëve janë bërë bllokimet dhe mosfunksionimi i dy kolektorëve kryesorë që përshkojnë zonën. Moszëvendësimi i tombinove rrezikon të përsërisë skenarin e fillimvitit, ku vërshimi i ujit përmbyti katet e para të më shumë se 300 familjeve që banojnë në këtë lagje. Përveç frikës nga uji, banorët shprehin shqetësim edhe për cilësinë e dobët të punimeve. Infrastruktura e rrugës “Gjergj Balsha”, e cila është shtruar vetëm një vit më parë, tashmë është dëmtuar dhe çarë ndjeshëm përgjatë të gjithë segmentit të saj. Sipas komunitetit vendas, mungesa e investimeve reale dhe...