Cllevio nxjerr bisedat me Don Xhonin, zbulon dhuratën luksoze
Cllevio ka ndarë me ndjekësit një bisedë të vjetër me Don Xhonin, duke treguar një detaj nga raporti mes dy reperëve që daton katër vite më parë. Në një postim në Instagram, Cllevio ka publikuar një pjesë të komunikimit të tyre në WhatsApp, ku shfaqet edhe një çantë e markës Prada, të cilën ai thotë se e kishte marrë dhuratë nga Don Xhoni. “Dhurata para 4 vjete nga Boki”, ka shkruar Cllevio mbi fotografinë, duke përdorur nofkën me të cilën i është referuar reperit.
Burimi:
ntv.al