Në pranga për shkak të Ergys Agasit, sot Uljan Shpataraku del para GJKKO-së
Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, do të paraqitet këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tij. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00. Shpataraku përfundoi në pranga më 26 gusht, gjatë operacionit për arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Në momentin e ndalimit, ai drejtonte automjetin ku ndodhej edhe Agasi, në aksin Elbasan-Durrës. Për ish-zyrtarin e Policisë është ngritur akuza për “përkrahje të autorit të krimit”. Tashmë pritet që GJKKO të vendosë masën e sigurisë ndaj tij.
Burimi:
ntv.al