Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon më shumë angazhim në terren dhe reagim për problematikat e qarkut

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon më shumë angazhim në terren dhe reagim për problematikat e qarkut

Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës për PS, Niko Peleshi ka mbledhur sot në një ambient privat në Maliq deputetët Romina Kuko, Besa Spaho, Ilir Pendavinji, Genti Lakollari dhe Bledi Como, në vazhdën e porosive të lëna nga kryeministri Rama në takimet e fundit të tij. Burime bëjnë me dije se drejtuesi politik i PS Korçë që nga viti 2013, Niko Peleshi, u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në zonat elektorale të tyre, të jenë më afër komunitetit dhe të punojnë edhe nëpërmjet zyrës së deputetit në Korçë. Peleshi ka kritikuar mungesën e aktivizimit të tyre në rrjete sociale dhe në media ndërsa fokus i ka dhënë edhe problemeve ende të pazgjidhura në qark. Ende nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga deputetët...