Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë disa rajone, mes të vrarëve edhe fëmijë
Një sulm me dronë rusë në rajonin e Kievit ka shkaktuar të paktën 27 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Sulmi goditi një magazinë në distriktin e Buchas, ku pas shpërthimeve të njëpasnjëshme shpërtheu edhe një zjarr i fuqishëm. Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 400 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa 42 të tjerë, mes tyre katër fëmijë, kanë mbetur të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijuan edhe gjatë orëve të para të së shtunës. Autoritetet ukrainase kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse në objekt po ruheshin municione dhe nëse ka pasur neglizhencë në respektimin e rregullave të sigurisë. Presidenti Volodymyr Zelensky, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se më shumë se 300 punonjës të emergjencave janë angazhuar në vendngjarje. Zelensky theksoi se municionet...
Burimi:
vizionplus.tv