“Rama po mbron Agasin”, Berisha: Kryeministri ka këmbëngulur t’i hiqet akuza e pengmarrjes

“Rama po mbron Agasin”, Berisha: Kryeministri ka këmbëngulur t’i hiqet akuza e pengmarrjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron Erygs Agasin në përballjen e tij me drejtësinë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se me urdhër të Ramës, Agasit po i zbuten akuzat. “Ajo që është jashtëzakonisht e rëndë, ajo që fakton dorën e zezë të Edi Ramës, është çlirimi i tij nga akuza e pengmarrjes. Dhe ky është një akt shumë i rëndë. Ergys Agasi ëshutë personi i implikuar direkt në organizimin e dy pengmarrjeve. Edi Rama ka urdhëruar që të hiqet termi pengmarrje dhe të quhet heqje lirie. Janë dy kategori, të cilat kanë vepra penale me dallim të madh në penalitete. Në mënyrë qesharake, akuzohet për pabarazi në tendera një njeri që zyrtarisht me...