Zuckerberg sfidon kampionin e UFC-së, drejtuesi i Meta-s përfundon në mes të liqenit (VIDEO)
Mark Zuckerberg ka treguar edhe një herë pasionin e tij për artet marciale, duke u përballur në një seancë sparing-u me yllin e UFC-së, Merab Dvalishvili. Përballja u zhvillua mbi një platformë lundruese në mes të një liqeni dhe u shoqërua me momente spektakolare. Drejtuesi i Meta-s, i cili stërvitet prej disa vitesh në MMA, arriti të realizojë disa goditje me duar, shkelma në trup dhe madje edhe një rrëzim ndaj Dvalishvilit. Në një moment, Zuckerberg e shtyu luftëtarin gjeorgjian nga platforma, ndërsa Dvalishvili ia ktheu duke e hedhur miliarderin amerikan në ujë. Zuckerberg ka krijuar miqësi me disa prej emrave më të njohur të arteve marciale. Përveç Dvalishvilit, ai është stërvitur edhe me luftëtarë si Alex Pereira, Alexander Volkanovski dhe Israel Adesanya, duke e...
Burimi:
vizionplus.tv